AS Premium, me seli në Durrës, është një kompani e konsoliduar me një eksperiencë 16-vjeçare në furnizimin e produkteve dhe zgjidhjeve për higjienën profesionale dhe industriale. Gjatë këtyre viteve, kemi ndërtuar një reputacion të bazuar në besueshmëri, inovacion dhe cilësi, duke u bërë partner i preferuar për një gamë të gjerë biznesesh në Shqipëri.
Produktet kozmetike “Welcome Signature” janë krijuar posaçërisht për të kënaqur përdoruesit më kërkues.
Ato janë kozmetikë me cilësi të lartë, të prodhuara në Itali dhe të formuluara me kujdes, duke favorizuar përdorimin e ekstrakteve të buta bimore.
Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht, të testuara për përmbajtjen e nikelit dhe nuk përmbajnë BHT.